ZYRTARE/ Merr fund pritja! Konfirmohet nisja e “Big Brother VIP Albania 6”, ja kur rikthehet spektakli! (PAMJET)
Merr fund pritja për fansat e “Big Brother VIP Albania”! Spektakli i shumëpritur do të rikthehet në ekranin e Top Channel me edicionin e tij të gjashtë.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të formatit në rrjetet sociale, ku është konfirmuar se sezoni i ri do të nisë gjatë muajit dhjetor.
Njoftimi ka ndezur kureshtjen e ndjekësve, të cilët prej kohësh presin detaje rreth rikthimit të spektaklit.
Por cilët do të jenë banorët e këtij edicioni?
Prej disa javësh, në rrjetet sociale dhe mediat rozë po qarkullojnë emra të ndryshëm të personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Megjithatë, deri më tani nuk është publikuar lista zyrtare e konkurrentëve.
Gjithashtu, mbetet për t’u zbuluar se çfarë ndryshimesh dhe risish ka përgatitur produksioni për sezonin e gjashtë.
Pas pesë edicioneve të mbushura me emocione, debate, histori dashurie dhe përplasje mes banorëve, pritshmëritë për sezonin e ri janë të mëdha.
Për momentin, është konfirmuar vetëm muaji i nisjes, ndërsa data e saktë e transmetimit të Prime-it të parë mbetet ende për t’u zbuluar.
Dhjetori do të shënojë rikthimin e “Big Brother VIP Albania”, ndërsa publiku mbetet në pritje të surprizave të para të këtij edicioni.
